• e premte, 05 korrik 2024

Një luaneshë po ecën e lirë në Berlin, policia i paralajmëron qytetarët

Një luaneshë po ecën e lirë në Berlin, policia i paralajmëron qytetarët

Berlin, 20 korrik 2023 (MIA) - Policia në Berlin dërgoi një paralajmërim se një grabitqar i madh, d.m.th. ka shumë të ngjarë një luaneshë, është e lirë në periferi të kryeqytetit gjerman. Banorët u paralajmëruan që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të mbajnë kafshët shtëpiake brenda.

"Nuk e dimë nga ka ardhur. Kopshtet zoologjike, parqet e kafshëve, cirqet dhe objektet e mirëqenies së kafshëve në zonë nuk kanë raportuar një luaneshë të zhdukur", tha një zyrtar i policisë.

Një dëshmitar lajmëroi policinë për praninë e maces së madhe pasi e filmoi atë në shkurre. Ka edhe dëshmi se grabitqari kapi dhe vrau një derr të egër.

Sipas policisë, helikopterët po përdoren për të kërkuar kafshën në periferi të Klajnmahnov dhe zonave përreth në periferi jugore të Berlinit. Vetëm ajo periferi ka rreth 20 mijë banorë. sa/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR