Një kumanovare ka paguar 2.000 euro për udhëtim, por në vend të biletës ka marrë heshtje nga një agjenci turistike në Shkup
- - Një grua 28-vjeçare nga rajoni i Kumanovës dje ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person i punësuar në një agjenci turistike në Shkup, në vlerën prej 2.000 eurosh, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 13:46, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Një grua 28-vjeçare nga rajoni i Kumanovës dje ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person i punësuar në një agjenci turistike në Shkup, në vlerën prej 2.000 eurosh, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Më datë 28.10.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se është mashtruar nga një person i punësuar në një agjenci turistike në Shkup për shumën prej 2.000 eurosh. Sipas denoncimit, në fund të shkurtit 2025, ajo ka shkuar në agjenci për të bërë pagesën e udhëtimit, me ç'rast personi që ka punuar, ka kërkuar që paratë t'ia japë menjëherë në dorë, ndërsa llogaria për pagesën e bërë t’i jepet në ditët e ardhme. Siç është denoncuar, ajo është përpjekur disa herë që ta kontaktojë atë në telefon, me ç'rast personi i ka thënë se nuk mund t'i sigurojë dokumentet e nevojshme të udhëtimit, dhe pasi ajo ka kërkuar që t'i kthehen paratë, personi nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike. Po merren masa për zbardhjen e rastit", bëjnë të ditur nga Ministria.
Nga MPB theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s