Një i vrarë dhe një i plagosur nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki
- Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut gjatë natës janë qëlluar me armë zjarri në Hanioti të Halkidikit, njëri ka vdekur, ndërsa tjetri i plagosur është dërguar në spital, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:05, 15 korrik, 2023
Athinë, 15 korrik 2023 (MIA) – Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut gjatë natës janë qëlluar me armë zjarri në Hanioti të Halkidikit, njëri ka vdekur, ndërsa tjetri i plagosur është dërguar në spital, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Jozyrtarisht, persona të panjohur të maskuar i kanë qëlluar dy personat teksa ndodheshin në banesën që kishin marrë me qira.
Njëri prej tyre, 45-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri 39-vjeçar është dërguar me plagë në spital. ar/