• e hënë, 27 janar 2025

Një i dyshuar për sulm seksual në Shkup

Një i dyshuar për sulm seksual në Shkup

Shkup, 26 janar 2025 (MAI) - Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë kundër 21-vjeçarit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra të tjera seksuale ndaj një vajze 19-vjeçare, përkatësisht vepër penale nga neni 186 paragrafi 7 lidhur me pikën 1 të Kodit penal.

Siç kumtoi PPRM, më 14 janar vajza ka hyrë në qendër tregtare dhe derisa ka paguar në njërën prej arkave, e ka vërejtur të dyshuarin i cili ndodhej në shitoren e njejtë.  E ka ndjekur një kohë të caktuar derisa vajza ka hyrë në një ndërtesë afër qendrës tregtare. Në hyrje e ka sulmuar dhe ka filluar ta prekë. Viktima ka kundërshtuar dhe ka filluar të bërtasë, pas çka i dyshuari e ka liruar dhe ka ikur. Policia e ka gjetur dhe privuar nga liuria disa ditë më vonë.

Prokurori publik, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelroe penale Shkup i dorëzoi propozim për caktim të masës së kujdesit - marrje të dokumentit personal për kalim të kufirit shtetëror, obligim që i dyshuari të paraqitet tek personi zyrtar në gjykatë dhe ndalesë për t'iu afruar apo për të vendosur kontakt me viktimën.

Gjykata solli vendim me të cilin i caktoi masat për siguri. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR