• e premte, 05 dhjetor 2025

Një helikopter i policisë ka hedhur më shumë se 35 ton ujë mbi zjarrin në rajonin e Strumicës

Një helikopter i policisë ka hedhur më shumë se 35 ton ujë mbi zjarrin në rajonin e Strumicës

Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bel 412 që nga orët e mëngjesit intensivisht është aktiv në shuarjen e zjarrit në rajonin e Strumicës, me ç'rast deri tani ka hedhur më shumë se 35 ton ujë.

Siç kumtoi MPB, aktivitetet vazhdojnë deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Paraprakisht, QMK njoftoi se në 24 orët e fundit janë shuar 27 zjarre në hapësirë të hapur, ndërsa katër janë vënë nën kontroll. Zjarre aktive ka në fshatin Niviçinë, komuna e Vasilevës, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, mes fshatrave Careviq dhe Smolanë të Prilepit dhe në fshatin Vishticë, komuna e Likovës. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR