Një grua ra nga kati i tretë i një ndërtese sociale në Ohër, arrestohen dy persona
- Një ngjarje fatkeqe ka ndodhur sot në ndërtesën ku janë strehuar familjet e rrezikuara sociale në rrugën "Karposh Vojvoda" në Ohër.
- Post By Sara Ademi
- 14:48, 8 mars, 2024
Ohër, 8 mars 2024 (MIA) - Një ngjarje fatkeqe ka ndodhur sot në ndërtesën ku janë strehuar familjet e rrezikuara sociale në rrugën "Karposh Vojvoda" në Ohër.
Sipas kumtesës së policisë, në orën 11:10 është raportuar rasti i rënies së një gruaje nga kati i tretë i ndërtesës në fjalë. Gruaja me lëndime të rënda trupore me automjet të Shërbimit të Emergjencës Mjekësore është transportuar në spitalin "Shën Erazmo" në Ohër.
SPB - Ohër kumtoi se në lidhje me ngjarjen në orën 11:45 në rrugën "Jane Sandanski" në Ohër, janë privuar nga liria personat A.D.(32) dhe E.M.(21) të dy nga Ohri.
Në vendin e ngjarjes, ekipet e Prokurorit Publik dhe policisë po kryejnë ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, e lënduara S.O. e cila u dërgua në spitalin ku është nxjerrë para organeve hetuese, ka dhënë një deklaratë se është hedhur vetë nga ballkoni. sa/
foto/MIA