• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një grua nga Ohri, e cila ka humbur duke mbledhur kërpudha është gjetur në orët e para të mëngjesit

Një grua nga Ohri, e cila ka humbur duke mbledhur kërpudha është gjetur në orët e para të mëngjesit

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Një grua nga fshati i Ohrit, Srednoreçe e Epërme, e cila humbi gjatë mbledhjes së kërpudhave dje, është gjetur në orët e para të mëngjesit.

QMK rajonale e Ohrit duke cituar informacione nga SPB Ohër, njoftoi sot se gruaja ka humbur rreth orës 20:40 dhe se pas një kërkimi gjatë gjithë natës, ajo është gjetur në orët e para të mëngjesit në gjendje të mirë shëndetësore.

Zhdukja u raportua nga bashkëshorti, i cili njoftoi se ata ishin duke mbledhur kërpudha në vende të ndryshme nëpër pyll. Kur është dashur të takohen në vendin e rënë dakord, pranë makinës së tyre, gruaja nuk është paraqitur.

Kërkimi përfshinte njësinë e shpëtimit malor me një qen të trajnuar për kërkim, një ekip policor nga SPB Ohër, banorë të fshatit dhe të afërm. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR