• e mërkurë, 15 janar 2025

Një francez para gjykatës ka pranuar se e ka droguar gruan e tij dhe ka lejuar të paktën 50 burra ta përdhunojnë

Një francez para gjykatës ka pranuar se e ka droguar gruan e tij dhe ka lejuar të paktën 50 burra ta përdhunojnë

Paris, 17 shtator 2024 (MIA) - Një francez akuzohet se e ka droguar gruan e tij dhe ka lejuar të paktën 50 burra ta përdhunojnë derisa ka qenë nën ndikimin e sedativit, pranoi para gjykatës: Unë jam përdhunues.

Dominik Peliko është paraqitur në gjykatë në Avinjon, në juglindje të Francës, ku është rrëfyer për rastin që e ka shokuar rajonin.

Sipas mediave lokale, 71 vjeçari i akuzuar deklaroi në seancë: I pranoj të gjitha akuzat, duke shtuar: Unë jam përdhunues sikur edhe të gjithë në këtë ambient.

Edhe pse paraprakisht e pranoi fajin para hetuesve, dëshmia e tij para gjyqit do të jetë kyçe për vendimin e gjykatësve për fatin e rreth 50 burrave, të cilët gjykohen së bashku me të.

Shumë prej tyre mohojnë se e kanë përdhnuar Gizel Peliko, duke pohuar se kanë qenë të manipuluar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm se kanë besuar se është ka qenë dakord.

Çifti ka qenë i kurorëzuar me dekada dhe kanë tre fëmijë, por Peliko gjoja ka vendosur droga të fuqishme në ushimin e gruas së tij para sulmeve.

Gjykimi ka filluar në fillim të shtatorit.  I pandehuri, dëshmia e të cilit u anulua për shkaqe shëndetësore, deklaroi se gruaja e tij, tani më ish-gruaja Gizel "nuk e ka merituar këtë". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR