Një familje me dy fëmijë është bllokuar në dëborë afër Leunovës
- Një familje me dy fëmijë me automjet këtë mëngjes janë bllokuar në borë në rrugën lokale rreth Liqenit të Mavrovës.

Gostivarm 1 dhjetor 2024 (MIA) - Një familje me dy fëmijë me automjet këtë mëngjes janë bllokuar në borë në rrugën lokale rreth Liqenit të Mavrovës.
Nga QMK informojnë se zjarrfikësit e Gostivarit kanë raportuar se këtë mëngjes në ora 10:21, ka persona të bllokuar në borë afër fshatit Leunovë.
Në rrethinën e Mavrovës deri këtë mëngjes kanë reshur afërsisht tetëdhjetë centimetra që e vështirëson zhvillimin e qarkullimit.
Nga QRMK Tetovë njoftojnë se kanë marrë informacion nga ndërmarrja e angazhuzar për mirëmnbajtje të akseve rrugore magjistrale dhe rajonale se lartësia e shtresës së borës është rreth 80 centrimetra. Pastrimi i borës në rugën rreth Liqenit të Mavrovës e vështirësojnë në mënyrë plotësuese edhe pemët e rrëzuara nëpër rrugë. mb/
Foto: MIA