• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një fëmijë nga Hong Kongu ka të njëjtën koeficientë të inteligjencës si Ajnshtajni

Një fëmijë nga Hong Kongu ka të njëjtën  koeficientë të inteligjencës si Ajnshtajni

Hong Kong, 1 shkurt 2024 (MIA) - Sajrus Leung, një fëmijë 12-të vjeçar i cili jeton në Britani të Madhe, iu bashkua Mensas, pasi testi i tij i koeficientës së inteligjencës tregoi se ka të njëjtën koeficientë  si fizikantët dhe shkencëtarët, Albert Ajnshtajn dhe Stiven Hoking.

Sajrus ka një koeficientë prej 160, mjaftueshëm për të qenë anëtar i Mensa - një grup elitar ndërkombëtar individësh me koeficient të lartë inteligjence, i themeluar në vitin 1947. Babai i tij Frank, një programues 42-vjeçar, i sugjeroi Sajrusit të shkonte për testin sepse besonte se do ta ndihmonte fëmijën të gjente miq me interesa të ngjashme, raportoi  "Jorkshir post".

"Ai ishte shumë i emocionuar sepse nuk e priste të merrte një pikë kaq të lartë. Ai është vërtet krenar për veten dhe mendoj se është diçka që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës së tij. Kur ishte më i ri, ne e dinim se ishte i mirë me numrat dhe matematikën. Jam vërtet krenar për të që vendosi të shkoj në këtë test në një moshë kaq të re, tha Frank Leung.

Kur ishte më i vogël, ne e dinim se ishte i mirë me numrat dhe matematikën. Jam vërtet krenar për të që vendosi të shkoj në këtë test në një moshë kaq të re, tha Frank Leung.

Ai është një nxënës i klasës së shtatë nga Hong Kongu, Kinë, i cili ndjek shkollën "Birkdaejl" në Shefild, Angli. Ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019. Sajrus është një pianist i talentuar dhe gjithashtu dëshiron të bëjë matematikë ose ndonjë shkencë tjetër. sa/

Foto: "Jokshir post", Fejsbuk postim

QËNDRONI TË LIDHUR