• e premte, 05 dhjetor 2025

Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në qendrën urgjente të Komplesit të Klinikave

Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në qendrën urgjente të Komplesit të Klinikave

Shkup, 15 shtator 2025 (MIA) - Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pasdite informojnë se sot në orën 01:04, në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup, nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave "Nëna Terezë", është raportuar se tek ata me lëndime nga armë zjarri është sjellë M.I., 18-të vjeçar nga Shkupi.

"Nëpunësit policor nga Stacioni Policor - Bit Pazar kanë kryer bisedë me V.I., 28-të vjeçar nga Shkupi, i cili me automjet e ka marrë të plagosurin, me ç'rast ka deklaruar se në rrugën "Metodija Mitevski", një person, i cili ishte me biçikletë, disa herë me armë zjarri ka gjuajtur ndaj M.I. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes", sqarojnë nga MPB.

 Është kryer ekspertizë dhe nga MPB theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR