• e hënë, 08 korrik 2024

Dita për mysafirë të lartë në stervitjen "Përgjigje e shpejtë 23"

Dita për mysafirë të lartë në stervitjen

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Në poligonin ushtarak "Krivollak" sot do të mbahet dita për mysafirët e lartë të stërvitjes shumëkombëshe "Përgjigje e shpejtë 23", ku pjesëtarët e ushtrive pjesëmarrëse në stërvitje do t'i prezantojnë aktivitetet e kombinuara tokësore "Një grup shumëkombësh në sulm, e mbështetur me mbështetje artilerie, ajrore dhe antiblindore“.

Në aktivitetet e planifikuara stërvitore është paraparë përdorimi i të ashtuquajturit mjeti i sofistikuar robotik “Project Origin”, i cili është në përdorim provë nga Armata e SHBA-ve dhe që do të testojë për herë të parë në kushte stërvitore shkrepjen e një rakete me sistem kundër armaturës të tipit “Javelin”, e cila është pjesë e armatimit të saj.

Në ditën për mysafirë të lartë do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska, shefi i shtatmadhorisë nënkolonel Vasko Gjurçinovski, deputetë, ministra, ambasadorë të vendeve anëtare dhe partnerë të NATO-s, gjeneralë nga ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe nga komandat e NATO-s, gjeneralët në ushtri, përfaqësues të lartë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministrive të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje dhe NATO-s, atashetë e mbrojtjes të akredituar në vend dhe të ftuar të tjerë.

Stërvitja “Immediate Response 23” është stërvitja më e madhe shumëkombëshe e këtij viti në vend, në të cilën marrin pjesë katër vende të NATO-s dhe një vend partner, me gjithsej rreth 1850 pjesëmarrës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR