• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një delegacion i Kuvendit vendosi lule para përmendores së viktimave nga tërmeti në Shkup

Një delegacion i Kuvendit vendosi lule para përmendores së viktimave nga tërmeti në Shkup

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Antonio Milloshoski, i shoqëruar nga Sergej Popov, Mitko Trajçuleski, Dijana Toska, Daniella Belimova dhe Amar Mecinoviç me rastin e 61-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, vendosi kurorë me lule të freskëta në Varrezat e Qytetit "Butel". 

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rënuar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR