• e martë, 24 dhjetor 2024

Një delegacion i BE-së për vizitë disaditore në qytetin e Shkupit - Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2028

Një delegacion i BE-së për vizitë disaditore në qytetin e Shkupit - Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2028

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit është nikoqir i delegacionit të Bashkimit Europian i cili ndodhet në një vizitë disaditore në qytetin e Shkupit, kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028.

Në takimin e mbajtur, njoftuan sot nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në Qytetin e Shkupit, kryetarja Danela Arsovska para delegatëve prezantoi vizionin dhe programin që shkaktoi interesim të jashtëzakonshëm në Bashkimin Europian dhe Shkupit i solli titullin prestigjioz, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët, para së gjithash nga mundësitë për bashkëpunim ndërmjet qyteteve të rajonit për zhvillimin e kulturës, zhvillimit lokal ekonomik, turizmit dhe artit. 

"Françesko Kalepriko, shef i Departamentit të Koordinimit në BE, theksoi se shpallja e Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Europiane 2028 është një arritje e madhe, suksesi i ekipit që ka punuar në këtë projekt është i madh dhe titulli është valorizim i punës së tyre", bëhet e ditur në kumtesë.

Delegacioni nga Brukseli, pjesë e të cilit ishin Xhuliano Ena, shef i sektorit të EEAS dhe Gkelis Nikolaos nga Këshilli i Bashkimit Europian, në ditët në vijim do të vizitojë disa monumente kulturore dhe historike në qytetin e Shkupit dhe do të njihen me trashëgiminë e pasur kulturore të tij dhe institucionet nga fusha e kulturës. fc/

Fotografia: Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR