• e premte, 05 dhjetor 2025

Një delegacion biznesi gjerman për takim në Odën Ekonomike 

Një delegacion biznesi gjerman për takim në Odën Ekonomike 

Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, me një ekip nga biznesmenë të Maqedonisë sot do të jetë nikoqir i Asociacionit lider gjerman të biznesit, të fokusuar në marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe vendeve të Evropës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore, me 20 biznesmenë nga sektori i bankës, energjisë, telekomunikacionit dhe transportit. 

Delegacionin gjerman e udhëheq Kristof Bek, anëtar i Bordit drejtues të Asociacionit të biznesit dhe Jan-Aksel Vos, zëvendës-shefi i misionit në ambasadën e Gjermanisë në vend.

"Në takim do të bisedohet për potencialet e bashkëpunimit në përputhje me aktivitetet dhe synimet e shoqatës gjermane, të cilat ndër të tjera përfshijnë mbështetjen e reformave ekonomike dhe stabilitetit në vendet partnere, lobimin për kushte më të mira ekonomike dhe juridike për biznesin, si dhe organizimin e konferencave profesionale, forumeve të biznesit e të ngjashme", njoftoi Oda Ekonomike. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR