• e premte, 05 dhjetor 2025

Një cisternë u djeg pasi që doli nga rruga Gjevgjeli - Bogdanci, zjarri është shuar, komunikacioni në ndërprerje

Një cisternë u djeg pasi që doli nga rruga Gjevgjeli - Bogdanci, zjarri është shuar, komunikacioni në ndërprerje

Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Një cisternë me naftë u kaplua nga flakët sot në mëngjes pasi që doli nga rruga Gjevgjeli - Bogdanci, por zjarri u shua nga zjarrfikësit. Për shkak të incidentit, komunikacioni në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci është ndërprerë, kumtoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.

"Paradite, një cisternë e cila transportonte naftë, doli nga rruga rajonale Gjevgjeli - Bogdanci dhe u përmbys, pas çka erdhi deri te rrjedhja e naftës dhe kaplimi nga flakët. NJTZ Gjevgjeli arriti shpejtë në vendin e aksidentit dhe me shkumë të posaçme e shoi zjarrin i cili shkaktoi tym të zi të dendur dhe në këtë moment kanë kontrollin e plotë", tha Angellov.

Ai shtoi se rrjedhja e naftës vazhdona akoma, por se rreziku për paraqitje të një zjarri tjetër është minimizuar.

Angellov paralajmëroi informata shtesë për hapat e ardhshëm për përballje me situatën. ab/

Foto: DMSH

QËNDRONI TË LIDHUR