• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një automjet zyrtar i MPB-së ka goditur një grua 42-vjeçare nga Negotina

Një automjet zyrtar i MPB-së ka goditur një grua 42-vjeçare nga Negotina

Negotinë, 3 gusht 2024 (MIA) - Një automjet zyrtar i MPB-së ka goditur një grua 42-vjeçare nga Negotina, konfirmoi sot për MIA-n, zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Biljana Gjakovska.

"Më datë 01.08.2024 në DPB Negotinë është raportuar se në ora 19:35 në rrugën “Marshal Tito”, një automjet zyrtar i MPB-së “Shkoda jeti”, i drejtuar nga punonjësi i policisë I.P. (46) nga Negotina, ka goditur këmbësoren H.T.A., 42 vjeçare nga fshati Timjanik, rajoni i Negotinit. Për ngjarjen është njoftuar Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB dhe Prokuroria Publike, ndërsa një ekip inspektues nga DPB Negotinë ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes, sqaroi Gjakovska. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR