• e shtunë, 28 shtator 2024

Një ari mbytet nga një makinë në rrugën Gostivar - Ohër

Një ari mbytet nga një makinë në rrugën Gostivar - Ohër

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Një ari është mbytur pasi mëngjesin e sotëm e ka goditur një makinë në aksin rrugor Gostivar-Ohër, ndërsa nuk ka persona  të lënduar. 

 Sipas raportimit në numrin e vetëm të emergjencës 112, aksidenti i trafikut ka ndodhur në ora 05:37 në gurthyesin e dytë në rrugën Gostivar - Ohër.

 "Në vendin e aksidentit, të pranishëm janë zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit dhe një ekip hetimor. Gjithashtu, janë njoftuar edhe Parku Kombëtar Mavrovë dhe NJTZ - Gostivar për largimin e ariut të ngordhur nga rruga magjistrale", njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza - Tetovë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR