• e diel, 25 gusht 2024

Një anije përmbyset në Oqeanin Indian, 39 marinarë konsiderohen të zhdukur

Një anije përmbyset në Oqeanin Indian, 39 marinarë konsiderohen të zhdukur

Pekin, 17 maj 2023 (MIA) - Tridhjetë e nëntë marinarë konsiderohen të zhdukur, pasi është përmbysur një anije kineze për peshkim në pjesën qendrore të Oqeanit Indian, njoftuan mediumet kineze.

Në anijen "Lupeng juatui 28" ka pasur 17 shtetas kinezë, 17 indonezianë dhe pesë filipinas, të gjithë llogariten të zhdukur.

Pas incidentit, presidenti kinez Si Xhinping urdhëroi të dërgohen forca shtesë për shpëtim në vendin e fatkeqësisë dhe të koordinohen përpjekjet ndërkombëtare për kërkimin dhe shpëtimin e ekuipazhit. bsh/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR