• e premte, 05 dhjetor 2025

Një anije e Fronteksit është përmbytur në Detin Egje gjatë operacionit për shpëtimin e migrantëve

Një anije e Fronteksit është përmbytur në Detin Egje gjatë operacionit për shpëtimin e migrantëve

Athinë, 14 korrik 2025 (MIA) - Një anije e Fronteksit është përmbytur sot në Detin Egje gjatë operacionit për shpëtimin e migrantëve, njoftoi roja bregdetare greke, duke shtuar se ekuipazhi menjëherë u shpëtua nga anije tjera.

Anija e Agjencisë evropiane për roje kufitare dhe bregdetare është përmbytur pasi është përplasur në një shkëmb pranë ishullit Lesbos, deklaroi një zyrtar anonim i rojës bregdetare.

"Anija ka marrë pjesë në një operacion shpëtimi për emigrantët në këtë zonë, në kushte të erërave të forta", shtoi zyrtari.

Ai tha se ekuipazhi i anijes, i përbërë nga pesë portugezë dhe një grek, është shëndoshë e mirë.

Operacioni filloi pasi 36 migrantët, të vërejtur nga policia në një plazh në Lesbos, raportuan tek autoritetet se anëtarë të tjerë të grupit të tyre ishin zhdukur në det.

"Kërkimi po vazhdon", njoftoi roja bregdetare.

Fronteks është Agjenci evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare, e cila ndihmon vendet e BE-së dhe zonën Shengen në menaxhimin e kufijve të jashtme të BE-së. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR