• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një amerikan padit lotarinë, e cila gabimisht publikoi numrat e tij për fitim prej 340 milionë dollarësh

Një amerikan padit lotarinë, e cila gabimisht publikoi numrat e tij për fitim prej 340 milionë dollarësh

Uashington, 20 shkurt 2024 (MIA) - Një amerikan që mendonte se ka fituar "xhekpot" prej 340 milionë dollarësh, padit lotarinë "Pauerboll" në SHBA, e cila gabimisht i publikoi numrat.

Xhon Çiks nga kryeqyteti Uashington pretendon se ishte "i mahnitur" kur pa që numrat fitues për janarin 2023 përputheshin me ato të biletës së tij të lotarisë. Por kur ai e çoi biletën në zyrën e Lotarisë dhe Lojërave me fat, kërkesa e tij u refuzua.

"I punësuari përgjegjës për pagesat më tha se bileta ime e lotarisë është e pavlefshme dhe thjesht mund ta hidhja në kosh", deklaroi Çiks për Bi-Bi-Si.

Konfuzioni lindi për shkak të një “gabim teknik”, sipas autoriteteve. Domethënë, ditën kur është blerë bileta janë bëre testime në ueb faqen e “Pauerball” , ndaj aty “rastësisht” është publikuar seria e “test-numrave" që përkonin me ato të Çiks/.

Megjithatë, “fituesi i pafat” e ka mbajtur biletën e shortit dhe ka angazhuar një avokat. Tani ai po padit lotarinë dhe po kërkon 340 milionë dollarë dëmshpërblim – pikërisht aq sa ai besonte se ka fituar pas njoftimit të rremë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR