• e hënë, 01 korrik 2024

Një alpinist humb jetën në Pelister

Një alpinist humb jetën në Pelister

Shkup, 19 nëntor 2023 (MIA) - Një alpinist ka humbur jetën në malin Pelister. Sipas informacioneve të para, siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), bëhet fjalë për një person të moshuar nga Shkupi me inicialet A.S.

Nga QMK informojnë se është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) nga Manastiri e cila ka ekip për intervenime në raste të tilla që trupi i të ndjerit të transportohet në lokacionin ku mund të arrijë automjeti i Ndihmës së shpejtë. Alpinisti është gjetur në rreth 2.000 metra lartësi mbidetare.

Për koordinim më të mirë, QMK-ja ka vendosur kontakt me personat kujdestarë në SPB Manastir dhe DMSH Manastir. Ekip i MPB-së duhet të kryejë mbikëqyrje.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR