Një çift amerikan u bë me fëmijë nga embrioni që ishte i ngrirë për 31 vite
- Një çift nga shteti federal amerikan Ohajo u bë me djalë nga embrioni i cili ishte i ngrirë për 31 vite, dhe thuhet se ka vendosur rekord të ri botëror, shkruan portali "Kliks".
- Post By Arta Bunjaku
- 09:30, 1 gusht, 2025
Nju-Jork, 1 gusht 2025 (MIA) - Një çift nga shteti federal amerikan Ohajo u bë me djalë nga embrioni i cili ishte i ngrirë për 31 vite, dhe thuhet se ka vendosur rekord të ri botëror, shkruan portali "Kliks".
Lindzi dhe Tim Pirs mirëpritën djalin e tyre Tadeus Daniel Pirs të shtunën. Ajo deklaroi për "MIT teknologji rivju" (MIT Technology Review) se familja e saj e sheh këtë "si diçka si film fantastiko-shkencor". Besohet se kjo është koha më e gjatë kur një embrion ishte ngrirë para se të rezultojë me lindje të suksesshme, do të thotë fëmijë të gjallë. Mbajtës të kaluar të rekordit ishin binjakët e lindir në vitin 2022, nga embrione tl ngrira në vitin 1992.
Çifti Pirs tentuan të kenë fëmijë shtatë vite para se të vendosin të marrin embrionin që Linda Arçerd (62) e krijoi me bahskëshortin e saj të atëhershëm, në vitin 1994, përmes fertilizimit in-vitro.
Arçerd fillimisht krijoi katër embrione. Nga njëri u lind vajza e saj tani 30-vjeçare, ndërsa tre të tjerët ishin lënë në depo. Edhe krahas ndarjes nga bashkëshorti, ajo nuk deshi t'i shkatërrojë embrionet, por në vend të kësaj, i dhuroi për hulumtim dhe ua dha familjes tjetër. Ajo tani thotë se është me rëndë]si të jetë e përfshirë në jetën e fëmijës, sepse kështu ai do të jetë i lidhur me vajzën e saj të rritur.
Klinika për fertilizim in-vitro në Tenesi, ku çifti e kreu procedurën - "Rixhojs fertiliti" (Rejoice Fertility), deklaroi se qëllimi ishte t'i dërgojë të gjitha embrionet që i morën, pa marrë parasysh moshën apo gjendjen. Pirss tha se ajo dhe bashkëshorti i saj "nuk kanë synuar të rrëzojnë rekorde", por "thjeshtë - kanë dashur të kenë fëmijë".
Arçerd deklaroi se tashmë ka mundur ta shohë ngjashmërinë me vajzën e aj. ab/