Niveli i Liqenit të Prespës më i ulët për një centimetër
- Niveli i Liqenit të Prespës është për një centimetër më i ulët se dje, ndërsa në liqenin e Ohrit dhe të Dojranit nuk ka ndryshime, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Niveli i Liqenit të Prespës është për një centimetër më i ulët se dje, ndërsa në liqenin e Ohrit dhe të Dojranit nuk ka ndryshime, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Siç informoi DPHM-ja, niveli i ujit në të tre liqenet është më i ulët se mesatarja e gushtit.
Edhe gjendja e lumenjve është pa ndryshime të mëdha. Nuk janë matur devijime të theksuara të niveleve të ujit në krahasim me ditën e djeshme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s