• e enjte, 26 dhjetor 2024

Niveli i Konsumit real individual në vend është 50 për qind nga mesatarja në BE

Niveli i Konsumit real individual në vend është 50 për qind nga mesatarja në BE

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Niveli i konsumit real individual (AIC) në Bashkimin Evropian në vitin 2022 tregon dallime të rëndësishme. E shfrytëzuar si masë për mirëqenien materiale të amvisërive, AIC për kokë banori i shprehur në standardet e fuqisë së blerjes varion prej 69 për qind deri 138 për qind nga mesatarja e BE-së për vendet e BE-së.

Sipas informacioneve të cilat i publikoi Eurostati, Maqedonia e Veriut është në 50 për qind të mesatares së BE-së, ndërsa nga rajoni më keq janë vetëm Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina 41 për qind ose 59 për qind nga mesatarja e BE-së. Serbia është në 53 për qind ose 47 nën, ndërsa Mali i Zi në vendin e 63-të ose 37 për qind nën mesataren evropiane. 

Në kuadër të BE-së, nivel më të lartë ka Luksemburgu 38 për qind ose mbi mesataren evropiane, ndërsa më të ulët Bullgaria me 31 për qind nën mesataren evropiane. 

Si edhe në vitet e kaluara, Luksemburgu shënoi nivelin më të lartë të AIC për kokë banori në BE me 38 për qind nën mesataren e BE-së, i vijuar nga Austria dhe Gjermania që të dyja nga 18 për qind, Holanda 16 për qind dhe Belgjika 15 për qind mbi mesataren evropiane. Në vitin 2022, nëntë vende të BE-së shënuan AIC për kokë banori mbi mesataren e BE-së.

Nivele më të ulëta të AIC për kokë banori në mesin e vendeve të BE-së janë regjistruar në Bullgari 31 për qind nën mesataren e BE-së, Hungari 29 për qind më poshtë, Kroaci dhe Letoni që të dyja 24 për qind më poshtë dhe Sllovakia 23 për qind nën mesataren e BE-së. 

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për kokë banori në raport me mesataren e BE-së shënon ndryshime në shumicën e vendeve. Ndërmjet vitit 2020 dhe 2022, nivelet e AIC janë rritur në 18 vende të BE-së, veçanërisht në Bullgari (69% e mesatares së BE-së në vitin 2022 në krahasim me 60% në vitin 2020), Kroaci (76% përkundër 69%), Ruamni (86% përkundër 81%) dhe Irlandë (94% përkundër 89%).

Në të kundërt, nivelet e AIC janë ulur në shtatë vende të BE-së. Uljet më të mëdha janë vërejtur në Danimarkë (110% në 2022 kundrejt 121% në 2020), Gjermani (118% kundrejt 124%) dhe Finlandë (109% kundrejt 114%). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR