• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nisma çeke mblodhi 1,6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Nisma çeke mblodhi 1,6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Pragë, 29 maj 2024 (MIA) - Nisma e Çekisë për të përshpejtuar dërgimin e armëve në Ukrainë ka mbledhur 1,6 miliardë euro, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet pas disa ditësh, deklaroi mbrëmë kryeministri çek Petr Fiala.

Ai theksoi se mjetet janë dhuruar nga 15 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por nuk ka dhënë detaje.

Fiala e përsëriti qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se vendet perëndimore duhet të heqin kufizimet me të cilat Ukrainës i ndalohet përdorimi i armëve të dhuruara për të sulmuar territorin rus.

Në takimin e djeshëm në Pragë mori pjesë kryeministri Ukrainës, Holandisë, Letonisë, Denis Shmihal, Mark Rute, Mete Frederisken, Evika Silina dhe presidenti polak Anzhej Duda.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar pas takimit theksohet se financimi aktual "pritet të sigurojë një donacion prej gjysmë milioni copë municione artilerie përpara fundit të vitit."

Gjithashtu bëhet me dije se nisma do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Duda paralajmëroi se Polonia është e gatshme të ndihmojë në transportin e municioneve në Ukrainën fqinje si pjesë e nismës çeke. Ndërsa Holanda tha se do të dorëzojë pjesë të sistemit të mbrojtjes ajrore "Patriot" në Ukrainë dhe se është në bisedime me vendet e tjera për të montuar sistemin e plotë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR