• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Xhaxhai im është i punësuar në M-NAV para se të lindja, ndërsa nipi është shkolluar në Japoni

Nikollovski: Xhaxhai im është i punësuar në M-NAV para se të lindja, ndërsa nipi është shkolluar në Japoni

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot edhe një herë ka përsëritur se nuk ka lidhje me punësimin e xhaxhait dhe nipit të tij në M-NAV. Ai shprehu keqardhje që mediat, siç tha, në vend që të interesohen për temat nga bujqësia, e cila është baza e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, po përpiqen drejtpërdrejt të përhapin  gënjeshtra dhe të pavërteta.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes me kompaninë spanjolle "Globaltek" për vendosjen e fotovoltaikëve me ujë, Nikollovski përmendi se shteti duhet t'i hapë dyert për kuadrin e ri profesional, e jo t'u dërgojë mesazh se nuk janë të mirëseardhur këtu. 

 Sipas tij, dikujt me siguri i pengon që maqedonasit e suksesshëm jashtë shtetit, të kthehen  këtu.

 "Nuk komentoj nëse firma e dikujt është familjare, në një mënyrë apo tjetrën. Puna ime ështëtë punoj me ndershmëri, në mënyrë profesionale, sinqeritet dhe llogaridhënie. Jam i paguar për t'u kujdesur për bujqësinë e Maqedonisë, të punoj në interes të bujqve dhe mediat duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj. Po e përsëris edhe një herë, xhaxhai im ka qenë i punësuar në M-NAV që para se të lindja, dhe nipi është shkolluar për 20 vjet jashtë shtetit, në Japoni, Kinë dhe Slloveni. E dini për çfarë kuadri po flasim? Për kuadron më të lartë profesional. Xhaxhai im ka punuar në M-NAV 40-50 vjet më parë, a mendoni se dikush që nuk ka lindur mund të ndikojë te dikush që është formuar profesionalisht dhe ka marrë një punë para vitit 1983? Dhe kjo është tema më e rëndësishme për ju? Pse nuk ishit në brifingun kur përmbledhëm atë që është bërë në bujqësi për vitin 2023? Nuk është mirë të dërgosh mesazh se cilësia nuk duhet të vlerësohet. Duhet t'i hapim dyert, të gjithë kanë shanse të barabarta dhe unë nuk kam ndikuar. Një procedurë ka pasur edhe në KSHPK e cila është mbyllur plotësisht. Mund të kontrolloni nëpër të gjitha institucionet se cila ka qenë procedura dhe nëse është dikush që nuk është i kualifikuar apo i arsimuar dhe nëse vjen në fushën e duhur", theksoi Nikollovski.

 Sipas tij, vendi duhet të ketë një administratë profesionale dhe t'u japë mundësi të gjithëve.

 "Me çfarë janë të pakënaqur të rinjtë? Sepse nuk kanë shanse, ndërsa  unë e kam vërtetuar që të punësuarit në kabinetin tim, si zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit, as nuk kam zgjedhur dhe as që kam ndikuar, por i kam njohur ditën kur kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe me këtë dhmaë shembull se mund t'i jepet fund nepotizmit, ndikimeve partiake dhe partizimit. Dhe në MBPEU e hapëm derën për studentët, për 50 të rinj për të cilët nuk kam asnjë ndikim dhe as nuk e di kush janë dhe si janë. Është e rëndësishme që ata të jenë ekspertë dhe profesionistë, kanë bërë punën më të mirë si për modelin e ri, ashtu edhe për reformën e re. Për dallim nga ky narrativ,  po luftoj që çdo i ri të qëndrojë këtu, e jo ta demotivojmë dhe të dërgojmë mesazh: "këtu nuk është mirë -  ikni". Më vjen keq që në vend që të interesoheni për temat nga pjesa e bujqësisë, po përpiqeni drejtpërdrejt të përhapni gënjeshtra dhe të pavërteta. Patëm brifing për gazetarët dhe më vjen keq që në vitin e mbi 100 projekteve nuk u promovuan", theksoi ministri.

Foto: printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR