• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nikollovski, Shukova dhe Boçvarski në inspektimin e projektit në Dellçevë që realizohet me mbështetjen e Qeverisë

Nikollovski, Shukova dhe Boçvarski në inspektimin e projektit në Dellçevë që realizohet me mbështetjen e Qeverisë

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Transportit  dhe Lidhjeve, Lupço Nikollovski, Kaja Shukova dhe Bllagoj Boçvarski, sot do ta vizitojnë Dellçevën dhe do të inspektojnë projektet e realizuara në këtë komunë me mbështetjen financiare të Qeverisë.

Vizita do të fillojë me inspektimin e  rindërtimit të bulevardit "Maqedonia" në Dellçevë, do të vazhdojë me një vizitë në tregun e ri të mbyllur të qytetit në Dellçevë dhe në fund të tre ministrat së bashku me kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski do të vizitojnë stacionin e filtrimit për pastrimin e ujit të pijshëm për Komunën e Dellçevës. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR