• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Sa më shumë bujq të rinj të realizohen dhe të punojnë në shtëpi

Nikollovski: Sa më shumë bujq të rinj të realizohen dhe të punojnë në shtëpi

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski përmes profilit të tij në Fejsbuk dërgoi urim me rastin e 12 Gushtit, Ditës ndërkombëtare të të rinjve.

Nikollovski foli për mbështetje të bujqve të rinj dhe porositi se angazhimi i tij personal është sa më shumë prej tyre të realizohen dhe të punojnë në shtëpi, në vend.

"Prej vitit 2017 deri në vitin 2022 841 vendime janë ndarë nga dy masat për bujk të ri në shumë prek 10 000 dhe 20 000 euro, për mbështetje dhe zhvillim të të rinjve. Në gusht pason konkursi i ri publik për mbështetje prej 10 000 eurove për bujq të rinj për fillim të veprimtarisë bujqësore, Ndamë bursa në shumë prej 18 000 denarëve për studentë të regjistruar në studime deridiplomike nga fusha e bujqësisë, pylltarisë dhe veterinarisë. I përfshijmë studentët në përpunimin e programeve dhe ligjeve, përmes vullnetarizmit në kuadër të MBPEU-së. Nënshkruam Memorandum me fakultetet me çka mundësuam organizim dhe relaizim të mësimit praktik dhe avancimit të karrierës së studentëve. Për momentin kemi 24 praktikantë me kompensim mujor prej 70 për qind të rrogës minimale. Angazhimi im personal është sa më shumë të rinj në bujqësi të realizohen dhe të punojnë në shtëpi, në atdheun e vet. Ju të rinjtë jeni e tashmja, investojmë në të ardhmen tuaj", thekson Nikollovski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR