Nikollovski: Rajoni duhet ta shohë prodhimin bujqësor si një mundësi të përbashkët për të hyrë në tregun evropian
- Ne të gjithë së bashku, gjithë rajoni i Ballkanit, duhet ta shohim prodhimtarinë bujqësore si një mundësi të përbashkët për të hyrë në tregun e BE-së. Kemi kushte klimatike ideale dhe duhet ta shfrytëzojmë atë që na e ka dhënë natyra. Por, për sukses është e nevojshme të marrim pjesë së bashku me sasi të më të mëdha të prodhimeve të standardizuara, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në konferencën "Grow Up", që mbahet në Kopaonik.
- Post By Sara Ademi
- 17:51, 1 qershor, 2023

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Ne të gjithë së bashku, gjithë rajoni i Ballkanit, duhet ta shohim prodhimtarinë bujqësore si një mundësi të përbashkët për të hyrë në tregun e BE-së. Kemi kushte klimatike ideale dhe duhet ta shfrytëzojmë atë që na e ka dhënë natyra. Por, për sukses është e nevojshme të marrim pjesë së bashku me sasi të më të mëdha të prodhimeve të standardizuara, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në konferencën "Grow Up", që mbahet në Kopaonik.
"Vendet tona në disa nënsektore - kopshtari, pemëtari , vreshtari, prodhojnë sasi relativisht të vogla me cilësi të jostandardizuar, për shkak se nuk mund t'i plotësojmë kërkesat e tregut evropian në lidhje me sasitë dhe standardet. Nëse e ndryshojmë këtë, nëse bashkohemi dhe marrim pjesë së bashku, atëherë tregu i BE-së do të jetë i hapur për ne", tha Nikollovski.
Ai u kthye në mjetet IPARD dhe mbështetjen nga FAO. Realizojmë, theksoi ministri, shumë projekte, por nëse nuk ndryshohen shprehitë e bujqve, nëse nuk prodhohet me cilësi dhe mjaftueshëm, nuk mund të pritet sukses.
Bashkimi Evropian është një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut. Unë jam nga brezi i ri i politikanëve që vendosën të marrin vendime të guximshme. Rruga jonë është e hapur. Delegacioni evropian na mbështet me shumë projekte që financohen nga BE-ja. IPARD është historia jonë e suksesit, me shfrytëzim maksimal të fondeve. Ne jemi lider edhe në procesin e konsolidimit të tokës bujqësore, të cilin e zbatojmë me mbështetjen e FAO-s. Kemi projekte të tjera evropiane me fokus bujqësinë, por nëse nuk ndryshojmë zakonet e fermerëve tanë, nëse nuk prodhojmë sipas standardeve, atëherë nuk mund të presim sukses. Duhet të prodhojmë në sasi të mjaftueshme dhe me cilësi të kënaqshme", theksoi ministri Nikollovski.
Ai në këtë rast e theksoi suksesin e Maqedonisë së Veriut në sektorin e verës dhe e definoi verën si prodhim i cili është shumë i njohur në tregjet botërore.
Në konferencë marrin pjesë drejtori rajonal për sektorin e agrobiznesit të BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Milan Zhdrale, përfaqësues të sektorit të biznesit, institucioneve shtetërore, industrisë ushqimore dhe ekspertë të fushës së sektorit të bujqësisë. Tema e panelit në të cilin foli ministri Nikollovski ishte "Lidhja rajonale si mundësi për zhvillim" Gjatë diskutimit, panelistët shprehën pikëpamjet e tyre për vendin dhe rolin e sektorit bujqësor, mundësinë e performancës së përbashkët në tregjet e BE-së, në cilat kapacitete prodhuese rajoni duhet të punojë së bashku dhe cili është roli i produkteve më të rëndësishme nga rajonin e Ballkanit që njihen si avantazh në tregje.
Për sa i përket performancës së përbashkët të tregjeve evropiane, panelistët u pajtuan se rajoni i Ballkanit ka potencial të madh, por duhet të përshtatet me standardet e aplikuara në vendet evropiane. Ata ishin gjithashtu unanim në pikëpamjen e tyre se Ballkani i Hapur duhet parë si përgatitje për hyrje në Bashkimin Evropian.
Në suaza të konferencës, ministri Nikollovski realizoi takim me zëvendës përfaqësuesin rajonal të FAO-s për Evropë dhe Azinë Qendrore, Nabil Gangi. Në takim ministri Nikollovski i theksoi rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm dhe falënderoi për realizimin e suksesshëm të projekteve të cilat Ministria e Bujqësisë i zbaton me mbështetje të FAO-s. sa/
foto: MBPEU