• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski për MIA-n: Në vit zgjedhor duhet të ruhet klima e qëndrueshme ekonomike

Nikollovski për MIA-n: Në vit zgjedhor duhet të ruhet klima e qëndrueshme ekonomike

Prilep, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Mbajtja e inflacionit në nivel të qëndrueshëm dhe politika ekspansioniste, e cila përmes miratimit te pakos së re antikrizë, pritet të japë rezultate, duhet të krijojë një klimë më stabile për rritjen e ekonomisë në vitin 2024 për të cilën na pret një proces zgjedhor, vlerëson profesori Dimitar Nikollovski nga Fakulteti ekonomik në Prilep i cili njëkohësisht është dhe ekspert i tregut të punës.

Në deklaratën për MIA-n, Nikollovski tha se në një vit zgjedhor siç është viti 2024, komuniteti i biznesit sillet mjaft i rezervuar në aspektin e investimeve.

"Ajo që është e rëndësishme për vitin e ardhshëm është vazhdimi i këtij kursi të qëndrueshëm të inflacionit, sepse vitin e kaluar ishim përballë një procesi të përshpejtimit të inflacionit. Stabilizimi i inflacionit do të krijonte një mjedis të mirë, ose një ambient të favorshëm për të investuar bizneset. Gjithashtu, presim një politikë ekspansioniste e cila përmes miratimit të pakoës së nëntë të masave qeveritare të japë rezultatin e saj, përmes rritjes së kërkesës në popullatë e cila në masë të madhe, duhet të ndikojë në përmirësimin e standartit jetësor por, gjithashtu edhe krijimin e një klime më të mirë për ruajtjen e rritjes ekonomike", ka thënë Nikollovski.

 

Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e fuqisë punëtore. Zgjidhja mund të jetë importi i fuqisë punëtore, por, sipas Nikollovskit, kjo është e pasigurt dhe fillimisht duhet të aktivizohet potenciali i pashfrytëzuar i punës së popullatës së papunë dhe joaktive.

"Problemin me fuqinë punëtore dhe mund ta vëzhgojmë në dy aspekte. Si sasi, si një numër njerëzish, punëtorë që na mungojnë, por edhe si cilësi se çfarë aftësish apo kompetencash kanë punëtorët. Unë do të thosha se tek ne theksi vihet më shumë te mospërputhja e aftësive mes fuqisë punëtore, pra mospërputhja e asaj që nënkuptohet me ofertë dhe kërkesë për aftësi. Importi mund të jetë një zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore, megjithatë, duhet të dimë se kemi raste relativisht të ulëta në Maqedoni, në krahasim me vendet më të zhvilluara evropiane, që do të thotë se Maqedonia ende nuk është mjaft tërheqëse për të tërhequr punëtorë të huaj shumë të kualifikuar. Por, gjithashtu ne si shtet ende kemi shkallë të lartë të papunësisë prej 12.5 për qind dhe shkallë të ulët të aktivitetit, që do të thotë se kemi ende potencial të pashfrytëzuar të punës që mund të nxirret nga radhët e popullatës së papunë dhe joaktive", thekson mes tjerash Nikollovski. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR