• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Ndryshimet në Kodin penal dëshmuan keqpërdorimin e pushtetit

Nikollovski: Ndryshimet në Kodin penal dëshmuan keqpërdorimin e pushtetit

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ndryshimet në Kodin penal i vlerëson si dëshmi të “brutalitetit dhe keqpërdorimit të pushtetit”. Ai tha se ka vjetërsim të rasteve të mëparshme gjyqësore, por ka edhe amnisti për ato të ardhshme.

Gjatë pjesëmarrjes në Kanal 5, Nikollovski rikujtoi në përpjekjet e mëparshme për keqpërdorimin e flamurit evropian.

"Tentuan që ligjin për marihuanën mjekësore ta miratojnë me flamur të BE-së në favor të familjes së Zaevit dhe u tërhoqën. Ligji i dytë që nuk ka lidhje me BE-në është ligji për lojërat e fatit i cili është gjithashtu me flamurin e BE-së dhe që aktualisht po shtyhet në Kuvend për të kënaqur interesat biznesore të Artan Grubit. Dhe ligji që ka hyrë poashtu me flamurin e BE-së është ky për amnisti dhe për këtë kemi thënë se nëse tentojnë ta poshtërojnë Kuvendin, nuk kemi rrugë tjetër veçse të dalim nga dera", theksoi Nikollovski.

Ai tha se opozita nuk largohet nga Kuvendi me qëllim për të penguar miratimin e ligjeve të këqija.

"Arsyeja pse deri tani nuk e kemi lëshuar Kuvendin ka qenë pikërisht për të parandaluar miratimin e ligjeve të këqija. Dhe ne parandaluam dhe penguam shumë nominime. E kemi penguar që Jovevski të bëhet gjykatës kushtetues, kemi penguar ligjin me të cilin toka bujqësore në Maqedoni do të transformohej për fotovoltaikë, që Maqedonia të mos ketë ushqim nga ku të prodhojë dhe shumë të tjera", theksoi Nikollovski.

Ai gjithashtu theksoi se me ndryshimet në Kodin Penal fshihet paragrafi 5 që ka të bëjë me kurdisjen e tenderëve.

"Në fjalën time e kam thënë qartë se kush do të shpëtojë nga përgjegjësia dhe kush shpëtoi me ndryshimet në kodin penal, aty puna është e qartë. Është fshirë paragrafi 5, pjesa që i referohet kurdisjes së tenderëve. Tani kurdisja e tenderëve nuk është më vepër penale. Problemi i dytë është shoqërimi kriminal ku gjoba nga 10 e më lartë është ulur në tre vjet", thekson mes tjerash Nikollovski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR