Nikollovski në takimin dyditor "Forcimi i bashkëpunimit rajonal doganor" në Budapest
- Drejtori i Drejtorisë së doganës, Boban Nikollovski po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë “Forcimi i bashkëpunimit rajonal doganor” që mbahet sot dhe nesër në Budapest.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:49, 18 nëntor, 2024
Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë së doganës, Boban Nikollovski po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë “Forcimi i bashkëpunimit rajonal doganor” që mbahet sot dhe nesër në Budapest.
Në takim, siç njofton Drejtoria e doganës, marrin pjesë drejtorë dhe përfaqësues të lartë të doganave nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së.
Ngjarja e cila u hap me një video-mesazh nga Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhej organizohet nën kujdesin e presidencës hungareze të Këshillit të BE-së dhe Administratës kombëtare të taksave dhe doganave të Hungarisë. qa/
Foto: Drejtoria e doganës