• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Mullixhinjtë konfirmuan se janë spekulime informacionet për rritjen e çmimit të bukës, javën e ardhshme seancë e grupit nënsektorial

Nikollovski: Mullixhinjtë konfirmuan se janë spekulime informacionet për rritjen e  çmimit të bukës, javën e ardhshme seancë e grupit nënsektorial

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Mullixhinjtë konfirmuan se janë spekulime informacionet në opinion për gjoja rritje të çmimit të bukës dhe se nuk ka bazë për një gjë të tillë kur çmimi i lëndës së parë është ulur në mënyrë drastike dhe kur çmimet e energjisë elektrike janë stabilizuar. Dolën me të njëjtin qëndrim si Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë. Ne do ta mbledhim edhe një herë grupin nënsektorial javën e ardhshme që të dimë në vazhdimësi se çfarë po ndodh dhe ku duhet të ndikojmë si shtet që qytetarët të mos druajnë se do të shtrenjtohet buka.

Këtë e ka theksuar sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në kantinën e verës  “Kamnik”. 

 "Mullixhinjtë vetë konfirmuan se nuk ka arsye për rritjen e çmimit të bukës, por ne po ndjekim me vigjilencë gjithçka që po ndodh dhe do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me industrinë e mullirit përmes Grupit nënsektorial  ku edhe ata janë anëtarë. Do të mbledhim Grupin nënsektorial edhe një herë javën e ardhshme që të dimë në vazhdimësi se çfarë po ndodh dhe ku duhet të ndikojmë si shtet që qytetarët të mos druajnë se do të shtrenjtohet buka. Do të bëjmë gjithçka në kuadër të mundësive tona përmes programeve, por nuk bëhet fjalë për një nevojë reale të bazuar në numra, rritje të çmimeve dhe justifikim që çmimi i bukës duhet të rritet. Është mirë që Oda doli me qëndrim të njëjtë si Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë", potencon  Nikollovski.

 Në mënyrë transparente thamë, shtoi ministri, se këtë vit çmimet e grurit në bursat botërore janë përgjysmuar.

 Pas paralajmërimeve për gjoja rritje të çmimit të bukës, të cilat i raportuan disa media, kryetari i Grupit të industrisë së bluarjes dhe furrës në Odën Ekonomike, Goran Malishiqi, tha për MIA-n se këto janë spekulime dhe se do të ketë ndryshim  të çmimit të bukës.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, paraprakisht apeloi - në kohë krize të mos spekulohet me rritje të çmimeve. Ai përmendi se çmimi i bukës së bardhë është ende 33 denarë dhe këtu, nënvizoi, nuk ka zhvendosje. Qeveria, theksoi Besimi, është e gatshme të bisedojë me industrinë e mullirit dhe të reagojë në mënyrë përkatëse për t'i mbrojtur qytetarët.

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR