• e martë, 26 nëntor 2024

Nikollovski me akuza për Filipçen, ai paralajmëron padi për shpifje

Nikollovski me akuza për Filipçen, ai paralajmëron padi për shpifje

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë e katërt zgjedhore, Aleksandar Nikolloski ka akuzuar bartësin e listës për deputetë të koalicionit të LSDM-së Venko Filipçe në të njëjtën zonë, se ka çiflig në Vodno dhe audi me vlerë 250 mijë euro pas së cilës Filipçe ka paralajmëruar padi.

Nikolloski nga Novaci e pyeti Filipçen se a mund të blihet një audi 250 mijë euro dhe një villë në Vodno me pagën e mjekut apo ministrit.

"Puna tjetër me rrogën e mjekut apo të ministrit nuk blihet audi Q8 RS, nuk e di si quhet, nga 250 mijë euro si vozit Venko Filipçe. Të ndërtohet një villë në Vodno të cilën ekskluzivisht do ta shfaq sonte këtu në Novaci, mendoj se është nder që Stevo Pendarovski të përgjigjet se si po ndërtohet kjo villë në Vodno", tha Nikolloski.

Duke folur për kandidatin presidencial të mbështetur nga LSDM-ja Stevo Pendarovski, Nikolloski tha se Pendarovski konsiderohet si një nga përgojuesit më të mëdha në mesin e politikanëve dhe se në thashethemet e tij pëlqen të përgojojë më të afërmit e tij, ndërsa ndër më të përfolurit është Filipçe.

Për këtë ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale Filipçe i cili ka paralajmëruar padi kundër Nikollovskit. Siç shkruan Filipçe në postimin në "Fejsbuk", Nikolloski me ofendime tenton të marrë pikë politike.

"Kultura politike e Aleksandër Nikollovskit ka rënë në nivelin më të ulët, por nuk më habit fjalori. Megjithatë, duhet të pranoj se nuk e prisja që Nikolloski të shndërrohet në përgojues kafenesh. Këto thashetheme tregojnë mungesën e plotë të ideve dhe koncepteve në këtë fushatë, kështu që Nikollovski po përpiqet të marrë pikë politike me ofendime. Shqetëson edhe fakti se Nikollovski ka deklaruar se punon që nga mosha 14 vjeçare, duke dashur të arsyetohet se nuk ka asnjë ditë përvojë në sektorin real. Në moshën 14 vjeçare ndoshta e vetmja gjë që mund të bënte ishte ngjitja e posterave", shkruan Filipçe. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR