Nikollovski do të ndajë 87 marrëveshje për mbështetje për grant deri në 10.000 euro për kantinat e vogla familjare për verë
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot do të ndajë 87 marrëveshje për mbështetje për grant deri në 10.000 euro për kantinat e vogla familjare të verës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:35, 7 dhjetor, 2023

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot do të ndajë 87 marrëveshje për mbështetje për grant deri në 10.000 euro për kantinat e vogla familjare të verës.
Granti, siç njoftojnë nga Ministria e MBPEU-së, është për furnizimin e pajisjeve për prodhim dhe angazhim e një personi profesional enolog në këto kantina.
Në ngjarjen që do të mbahet në hotelin Park në Negotinë, fjalim do të ketë ministri Nikollovski.
Foto: Arkivi i MIA-s