• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nikollovski dhe Stoilkoviq në takim me Dubvravka Gjedoviq Handanoviq për ndërtimin e ndërlidhjes Serbi - Maqedoni

Nikollovski dhe Stoilkoviq në takim me Dubvravka Gjedoviq Handanoviq për ndërtimin e ndërlidhjes Serbi - Maqedoni

Beograd, 5 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie me Komunitetet, Ivan Stoillkoviq, në ditën e dytë të vizitës u realizuan takim në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Gjedoviq Handanoviq uroi formimin e Qeverisë së re dhe theksoi se pret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në sektorin e energjetikës dhe minierave, si dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta, ndër të cilat është ndërtimi i ndërlidhjes së gazit Serbi-Maqedonia e Veriut, me të cilat Serbia vazhdon të diversifikojë burimet dhe rrugët e furnizimit me gaz natyror.

"Për të furnizuar në mënyrë të sigurtë tregun rajonal me gaz natyror, ne kemi nevojë për infrastrukturë dhe rrugë alternative të furnizimit. Ndërtimi i ndërlidhjes së gazit Serbi-Maqedonia e Veriut siguron diversifikimin e rrugëve dhe burimeve të furnizimit, përmirësimin e sigurisë së furnizimit të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit, mundëson zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit shpërndarës të Serbisë jugore dhe integrimin e objekteve ekzistuese dhe të ardhshme të magazinimit të gazit natyror në një sistem të vetëm energjetik", theksoi ministrja Gjedoviç Handoviq, sipas njoftimit për shtyp të ministrisë së saj.

Ajo shtoi se është në proces përgatitja e Planit hapësinor të zonës me qëllim të veçantë, si dhe Studimi fizibiliti dhe Studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis, të cilat financohen nga fondet e BE-së.

Sipas saj, gjatësia e gazsjellësit nga pala serbe është 47 kilometra dhe punimet me vlerë prej 42 milionë eurove pritet të përfundojnë në vitin 2027.

Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit dhe theksoi se ndërtimi i ndërlidhjes së gazit Serbi-Maqedonia e Veriut është projekt strategjik dhe se pret që vitin e ardhshëm të përfundojë gazsjellësi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do të formojë një Korridor natyror për transportin e gazit natyror nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut në Serbi, i cili do të ishte shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike rajonale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR