Nikollovski: Deri më tani 34 kilometra të autostradës Kërçovë - Ohër janë në përdorim aktiv, dy aeroportet do të lidhen me autostradë
- Aleksandar Nikollovski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit theksoi se për herë të dytë për më pak se dy muaj Qeveria inauguron aksin e dytë nga autostrada Kërçovë - Ohër në gjatësi prej 17 kilometrave nga Klimeshtani drejt Ohrit, që është gjithsej 34 kilometra apo më shumë se gjysma e tërë autostradës në gjatësi prej 57 kilometrave.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:10, 7 shtator, 2025
Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) - Aleksandar Nikollovski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit theksoi se për herë të dytë për më pak se dy muaj Qeveria inauguron aksin e dytë nga autostrada Kërçovë - Ohër në gjatësi prej 17 kilometrave nga Klimeshtani drejt Ohrit, që është gjithsej 34 kilometra apo më shumë se gjysma e tërë autostradës në gjatësi prej 57 kilometrave.

"E para në gjatësi prej 20 kilometrave, pej të cilave 17 janë në përdorim aktiv dhe këto 17 kilometra, 34 kilometra në përdorim aktiv që tashmë paraqet mbi gjysma e tërë autostradës, ndërsa deri në fund vitit të ardhshëm ta prëfudnojmë të tërën. Dallimi është i qartë dhe qartë tregon dallim të madh në qasje dhe në punë. Paraprakisht, shtatë vite këtu nuk është punuar asgjë, ishte shkatërruar edhe rruga ekzistuese magjistrale. Qytetarët e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe vendeve tët jera nuk kanë mundur as t'i qasen aeroportit ndërkombëtar, ndërsa sot kemi aeroport ndërkombëtar, Shën Apostolin pal të lidhur me autostradë. Është punë e madhe që dy aeroprtet në maqedoni të jenë të lidhur me autostradë, ndërsa është rritur edhe komunikacioni ajror në të cilin punuam shumë, është rritur numri i turistëve", tha Nikollovski.
Ai dëshiroi që autostrada të përdoret sa më shumë, të sjellë më shumë turistë në Ohër dhe Strugë, sa më shumë biznes, ai do të shkojë jo vetëm në këtë pjesë të shtetit, por, siç tha, edhe përmes Korridorit 8 drejt Shqipërisë fqinje dhe vendin do ta lidhë me portin në Durrës. Ai pret që përveç autostradës, të zhvillohen subjektet afariste të cilat do të thonë sa më shumë njerëz ta gjejnë fatin këtu.
Nikollovski potencoi se ky ishte një projekt i harruar dhe braktisur, projekt të cilin qeveria e kaluar tërësisht e kishte lënë pas dore dhe simbol për paaftësinë dhe papunësinë e qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së.

"Pres që për një muaj e gjysmë, dy, të përfundojë dhe të vihet në funksion. Tashmë po i prezantojmë kryesit në pjesën e stabilizimit të shpateve - problemi më i madh në këtë autostradë, dhe duhet të punojmë së bashku dhe ta përfundojmë. Kjo autostradë duhet të lidhet me autostradën që do të shkojë nga Bukojçani në Kërçovë, për të cilën tashmë ekziston një procedurë aktive për zgjedhjen e një kryesi, dhe nga Bukojçani në Gostivar, puna tashmë është duke u zhvilluar. Pres që deri në fund të vitit 2028, fillim të vitit 2029, të kemi një zgjidhje të plotë të autostradës që do të shkojë nga Shkupi nëpër Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, theksoi Nikoloski.
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski theksoi se deri më tani mbi 50 për qind e aksit Kërçovë-Ohër tashmë janë lëshuar në prëdorim.
"Gjatësia totale e rrugës Kërçovë - Ohër është 57 kilometra. Në korrik, ianuguaruam një pjesë të mirë, tani po inaugurojmë rreth 17 km. Më shumë se 50 përqind e seksionit Kërçovë-Ohër tashmë po ianugurohet në një seksion autostrade. U desh shumë përpjekje, shumë energji, sepse trashëguam një seksion ku punimet e ndërtimit praktikisht kishin ndaluar. Vështirë se mund të shihje një punëtor ndërtimi dhe makinë ndërtimi në këtë seksion deri para një viti. Me ardhjen e kësaj Qeverie dhe me të gjitha institucionet që po ndihmojnë në këtë, arritëm në atë që bëmë sot që nga Klimeshtani deri në Ohër, në një gjatësi prej 17 kilometrash, të mund të bëjmë një inspektim dhe së shpejti kjo pjesë do të lirohet me një ndërprerje të vogël pranë Trebenishtës, tha ai.
Trajanovski theksoi se kjo është një prej akseve më të rënda që është bërë në vend, sepse, siç theksoi, po punohet në asfalt ekzistues dhe vendkalim rrugor.

"Ky është një nga akset më të vështira që është ndërtuar në Maqedoni. Po ndërtohet mbi asfalt të përhershëm, në një kryqëzim të përhershëm rrugor, në të cilin nuk e di sa herë ka kthesa majtas dhe djathtas, në mënyrë që e njëjta rrugë të mund të shndërrohet në një segment autostrade nga një rrugë e zakonshme. Dhe problemi i dytë i madh është se kalon nëpër pesë vendbanime, Mesheishta, Trebenishta, Gorenci, Orovnik dhe Podmolje. Ndoshta më shumë se 100 njerëz shkuan direkt nga shtëpitë e tyre në këtë rrugë. E gjithë kjo duhej të planifikohej dhe ekzekutohej mirë. Kjo është arsyeja pse u ndërtuan rrugët hyrëse, të cilat para mbërritjes sonë nuk kishin asnjë ide për to, nuk kishte shpronësim, nuk kishte projektim ose ishin vetëm pjesërisht të projektuara. Është shumë e vështirë të ndërtohet një rrugë aty ku ka zona të dendura me popullsi ose fshatra të gjalla si këto në Debrcë dhe Ohër, tha Trajanovski.
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov potencoi se me këtë ngjarje simbolike dëshirojnë të dërgojnë porosi të qartë se përmes veprave konkrete ndërtohet e ardhmja e vendit. Pjesa e aksit që e inauguruam sot, siç theksoi, është edhe një hap përpara dhe motiv për të gvazhduar me vendosmëri dhe përgjegjësi akoma më të madhe drejt qëllimit përfundimtar, ndërkaq ai është vendosja e komunikacionit në gjatësinë e plotë të aksittë autostradës. ab/
Foto: Fejsbuk Aleksandar Nikollovski/Qeveria