• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski: "Ballkani i Hapur" funksionon, por me vështirësi, të gjithë ndihmësdrejtorët në Doganë kanë detyra adekuate

Nikollovski:

Shkup, 14 tetor 2024 (2024) - Nëse i themi popullit se kemi 11 ndihmësdrejtorë, kjo për të do të jetë punë e madhe, do të thotë: "pritni, njerëz, 11 ndihmës drejtorë". Por, ata janë njerëz të cilët punojnë, të cilët mbajnë cektorë - për kontroll dhe hetime, për financa, për punë administrative-teknike, për harmonizim informatik të procedurave,... Secila pozitë tek ne është mjaft mirë e sistematizuar me obligime dhe detyra. Nëse shikoni, do të dakordoheni plotësisht dhe tashmë nuk do të parashtroni pyetje të tilla, tha sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski lidhur me emërimin e edhe një zëvendësdrejtori.

Duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve pas prezantimit të punës së bërë në 100 ditët e para, Nikollovski tha se "Ballkani i Hapur" funksionin, por me vështirësi. Edhe pse faktikisht nuk ka ankesa, transportuesit dhe afaristët kanë të drejtë se sistemi duhet të përmirësohet, përmendi Nikollovski dhe paralajmëroi takime me përfaqësues nga të gjitha vendet e "Ballkanit të Hapur" në mënyrë që të bëhen manipulime teknike të cilat do t'i përshpejtonin procedurat.

Sipas drejtorit, Dogana do të jetë "gjilpërë goditëse" në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Për punën e kryesisë së kaluar, Nikollovski nuk konfirmoi nëse janë identifikuar parregullsi.

Lidhur me emërimin e edhe një zëvendësdrejtori tjetër, u përgjigj se secili nëpunës doganor ka detyrën e vet në Drejtori.

"Dhe secili zëvendësdrejtor dhe secili këshilltar ka detyrën e vet, kështu që edhe secili zëvendësdrejtor do të ketë detyrën e vet në Drejtorinë e doganave. Nëse do të kishim konsideruar se nuk ka nevojë, nuk do të vinte deri tek ky proces. Por, besoni se edhe zëvendësdrejtori i dytë do të jetë maksimalisht i shfrytëzuar me detyrat e veta që do t'ia jap unë si drejtor. Secili punësim i ri në cilin do institucion duhet të jetë i vërtetë, njeriu i vërtetë me merit sistem në vendin e vërtetë. Nëse ai konstribuon në institucion, nuk ka nevojë ta dramtizojmë apo problematizojmë vetë vendin, ndërkaq ju do të bindeni, ju premtoj se edhe ai zëvendësdrejtor dhe secili i punësuar i ri do të pranohet në përputhje me Drejtorinë e doganave dhe do t'i kryejë detyrat e veta të punës ashtu siç duhet", nënvizoi Nikollovski. ab/

foto/video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR