• e diel, 09 mars 2025

Nikollovski - Ageler: Rezultate të shkëlqyera të Drejtorisë së Doganave në çrrënjosjen e krimit dhe grumbullimin e të ardhurave më të larta në Buxhet

Nikollovski - Ageler: Rezultate të shkëlqyera të Drejtorisë së Doganave në çrrënjosjen e krimit dhe grumbullimin e të ardhurave më të larta në Buxhet

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të jenë mbështetës i fuqishëm i politikave të cilat i zbaton Drejtoria e Doganave, është porosia kyçe nga vizita e ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, drejtoreshës së Zyrës për Luftë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjeve Virxhinia Eliot dhe zëvendësshefin e Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak Dypalësh, Daniel Silver në Drejtorinë e Doganave. 

“Prania ime këtu është t'ju falënderoj dhe t'ju përgëzoj për rezultatet e tetë muajve të fundit, të cilat janë të mahnitshme. Mirënjohje për doganierët që janë në kufi dhe mbrojnë qytetarët. Hapat që po ndërmerrni janë shumë të rëndësishëm për ne, por aq më tepër për qytetarët tuaj dhe sigurinë e shtetit. Në të njëjtën kohë, mbledhja më e lartë e të ardhurave do të thotë më shumë fonde për qytetarët tuaj. Ne jemi partnerët, miqtë tuaj dhe do të jemi këtu për ju”, theksoi ambasadorja Ageler në takimin me drejtorin e Drejtorisë së Doganave Boban Nikollovski, zëvendësdrejtorin Garip Kaba dhe ekipin, në kuadër të vizitës në Drejtorinë e Doganave.

Drejtori Nikollovski shprehi mirënjohje të veçantë për Qeverinë e SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e aktiviteteve të drejtuara drejt fuqizimit të kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave. 

“Vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024 janë paguar një miliard euro, ose afro 65 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë vit në janar janë realizuar të ardhura prej 148,5 milionë euro ose 5,2 milionë euro më shumë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar, përderisa në shkurt janë realizuar të ardhura prej 312,15 milionë euro, ose 9 milionë euro më shumë se vitin e kaluar”, theksoi Nikollovski. 

Lidhur me konfiskimet e realizuara, në gjithë vitin 2024, shtoi drejtori i Drejtorisë së Doganave, janë evidentuar gjithsej 410 raste me çka 305 raste të konfiskimeve janë evidentuar në gjysmën e dytë të këtij viti. 

“Në Prokurorinë Publike në vitin 2024 janë paraqitur gjithsej 89 kallëzime penale, prej të cilave 69 kallëzime penale janë paraqitur në gjysmën e dytë të vitit. Po punohet me ritëm të përshpejtuar edhe këtë vit, ku janë bërë 74 raste të konfiskimeve, dhe 35 kallëzime penale kundër 69 personave fizikë dhe 16 personave juridikë janë parashtruar përmes Sektorit për kontroll dhe hetime në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë Publike për krim të organizuar”, theksoi Nikollovski, veçanërisht duke folur për rastet ku është zbuluar dhe parandaluar krim serioz.

Gjatë kësaj e potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të deritanishëm e gjithë kjo me qëllim të realizimit të prioriteteve të përbashkëta për transformim ekonomik përmes zbatimit të politikave efektive tregtare dhe intensifikimin e shkëmbimit tregtar, si dhe çrrënjosjen e krimit trans kombëtar dhe korrupsionit. 

Në takimin e realizuar në kuadër të vizitës së sotme Nikollovski informoi se si partner strategjik në NATO, Drejtoria e Doganave koordinohet dhe komunikon me shërbimet e Armatës me qëllim të lehtësimit të importit dhe pranim më të shpejtë të automjeteve të blinduara të cilat i nevojiten Armatës për fuqizimin e kapaciteteve dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s.

Në kuadër të vizitës ambasadorja dhe ekipi e vizituan edhe Qendrën Kujdestare Operative në kuadër të Drejtorisë së Doganave ku ishte prezantuar sistemi për video mbikëqyrje dhe sistemi për njohjen e targave të regjistrimit, si dhe Qendra për trajnime me ndihmën e teknologjisë së avancuar virtuale. 

Njëherësh ishte prezantuar edhe pajisja e dhuruar nga SHBA-ja të cilën e shfrytëzojnë ekipet mobile nga Departamenti për Punë Operative për Zbulimin e Përpjekjeve për Kontrabandë, ndërsa ishin kryer edhe prezantime ku qentë e doganës nga njësiti K9 i demonstruan aftësitë në zbulimin e armëve, drogës dhe parave. 

Ambasadorja uroi nëpunësit doganorë, inspektorët në ekipet mobile të doganave, dhe inspektorët në kuadër të Sektorit për kontroll dhe hetime në përpjekjet e tyre të veçanta në përballje e çdo përpjekje për krim. fc/

Fotografia: Drejtoria e Doganave

QËNDRONI TË LIDHUR