• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Është paguar mbështetja për 9 981 vreshtarë, është miratuar edhe Programi vjetor për grant të kantinave të vogla

Nikollovski: Është paguar mbështetja për 9 981 vreshtarë, është miratuar edhe Programi vjetor për grant të kantinave të vogla

Kavadar, 14 shkurt 2024 (MIA) - Gjithsej 9 981 vredhtarëve sot u janë paguar nga 40.000 denarë për hektar. Tradicionalisht, në llogaritë e tyre për festë "janld epozituar" rreth 10 milionë euro, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Qeverinë teknike, Ljupço Nikollovski i cili me rastin e festës Shën Trifuni e vizitoi fshatin Marenë.

Nikollovski, i shoqëruar nga përfaqësues të kantinave familjare, merr pjesë në krasitjen simbolike të hardhive.

Duke u dëshiruar vit të suksesshëm vreshtarëve, me rendiment të pasur dhe cilësor të rrushit, Nikollovski informoi edhe se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është miratuar Programi për grant për kantinat e vogla për vitin 2024, ndërsa shumë shpejtë, siç paralajmëroi, do të ketë edhe konkurs për grant prej 10 000 eurove.

Ministri bëri thirrje që deputetët sa më shpejtë ta miratojnë ligjin e ri për verërat i cili tashmë është në procedurë.

Ai përkujtoi se vetëm për dy vite është arritur rritja e çmimit blerës të rrushit prej 39 për qind, si dhe se nga 71 kntina të vogla familjare para katër viteve, sot janë të regjistruara 255.

Sipas tij, kantinat e vogla aplikuan edhe për mbështetje përmes IPARD-it.

Në Marenë sot, në krasitjen tradicionale, është edhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai ua uroi festën vreshtarëve dhe u dëshiroi vit të suksesshëm. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR