• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Forcimi i marrëdhënieve me investitorët është kyç për rritjen e konkurrencës ekonomike dhe punësimit në vend

Nikollovski: Forcimi i marrëdhënieve me investitorët është kyç për rritjen e konkurrencës ekonomike dhe punësimit në vend

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Vendosja e komunikimit dhe bashkëpunimit të rregullt me ​​investitorët e huaj me qëllim të njohjes së tyre me procedurat doganore, duke përfshirë procedurat me efekt ekonomik dhe procedurat e thjeshtuara kanë rëndësi të madhe për një fillim sa më të shpejtë të investimeve të planifikuara në shtet, theksoi drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, në takim me menaxhmentin e grupacionit Jilldirim (Yilldirim Group of Companies) dhe partneri menaxhues në PwC e Republiksës së Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Marçev.

 

Ai theksoi se Drejtoria Doganore i kushton kujdes të madh kultivimit të marrëdhënieve të forta me komunitetin e biznesit me qëllim të rritjes së investimeve dhe punësimit në shtet.

Siç njofton Drejtoria Doganore, menaxheri i përgjithshëm për Ballkanin, Xhemil Açar, si përfaqësues i grupacionit që këtë vit fitoi pronësinë e pronës së Euronikel Kavadar, theksoi se fabrika do të restartohet me emrin “Golden Igl Nikel” dhe se tashmë kanë filluar organizimin dhe ristrukturimin në mënyrë që të mund të rifillojnë prodhimin në fabrikën e ferronikelit në Kavadar me potencialin e punësimit të 800 personave nga rajoni i Kavadarit.

 Ai në takim prezantoi planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme për forcimin e prezencës së tyre në tregun e Maqedonisë së Veriut. qa/

Foto: Drejtoria Doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR