• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nikollov për MIA-n: Po konfirmohen nevojat për mjekim afatgjatë të pacientëve në qendrat e jashtme në fazën e dytë

Nikollov për MIA-n: Po konfirmohen nevojat për mjekim afatgjatë të pacientëve në qendrat e jashtme në fazën e dytë

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) – Po konfirmohen nevojat për mjekim afatgjatë në qendrat e jashtme në fazën e dytë, informoi sot për MIA-n, mjeku Igor Nikollov, person për kontakt për gjendjen e pacientëve nga zjarri në diskotekën në Koçan. 

Ai konfirmoi se ka oferta nga disa vende që të trajtojnë ose për rehabilitim afatgjatë të dërgojnë pacientë. 

“Për momentin, në Kirurgjinë plastike është vetëm një paciente e kthyer nga Hungaria. Tre pacientë kanë shkuar në mjekim shtëpiak, me rekomandim për kontrolle të rregullta. Në ‘Shën Naumi i Ohrit’ ka gjashtë pacientë. Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme, pritet që nesër të lëshohen nga spitali. Në Toksikologji ka dy pacientë. Që të dy janë në gjendje të qëndrueshme. Në SPQ ‘8 Shtatori’ nuk ka pacientë për momentin”, sqaroi Nikollov në një deklaratë për MIA-n. 

Gjashtëdhjetë e nëntë pacientë nga zjarri në diskotekën në Koçan ende po mjekohen jashtë vendit. Për momentin, nuk është planifikuar kthimi i ndonjërit prej tyre gjatë ditës së sotme. 

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan shpërtheu mëngjesin e 16 marsit. Gjashtëdhjetë persona e humbën jetën në tragjedi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR