• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikolloski: Të punësuarit në HM dhe Postat e Maqedonisë do të marrin paga, policia dhe prokuroria do ta hetojnë huazimin e tepërt të tyre

Nikolloski: Të punësuarit në HM dhe Postat e Maqedonisë do të marrin paga, policia dhe prokuroria do ta hetojnë huazimin e tepërt të tyre

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Problemi me pagat e të punësuarve në Postat e Maqedonisë dhe në Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura dhe Hekurudhat e Maqedonisë - transport do të tejkalohet, për çka tashmë punohet në plan për rikonstruimin e borxheve aktuale dhe në arritjen e profitabilitetit të tyre, thotë zëvendës kryeministri për çështje ekonomike dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

"Bëhet fjalë për gjithsej 4.400 të punësuar, prej të cilëve një pjesë janë në Postat e Maqedonisë, ndërsa një pjesë në Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastrukturë dhe Hekurudhat e Maqedonisë - Transport. Do të thotë, flasim për tre kompani. Nga këto tri kompani, dy janë SHA, ato janë Posta e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë - transport, kurse për shoqatat aksionare, financimi nuk vjen nga buxheti, por nga të hyrat që realizojnë dhe këtu po punohet për një plan të plotë për ristrukturimin e dy shoqatave, i cili duhet të mundësojë përfitim nga njëra anë, e nga ana tjetër, ajo që po bëjmë në këtë moment është ristrukturimi i borxheve ekzistuese që kanë, me qëllim që punonjësit të marrin pagë të rregullt", tha Nikolloski në pyetjen e gazetarit nëse me ribalancimin e buxhetit të shtetit do të sigurohen para për Hekurudhat, duke marrë parasysh se kompania është në humbje për një kohë të gjatë.

Për HM - Infrastrukturë, Nikollovski thotë se ka mundësi të intervenohet nga buxheti dhe kjo do të bëhet, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për ndërmarrje në pronësi shtetërore.

"Lidhur me Hekurudhat e Maqedonisë – infrastrukturë, që është ndërmarrje publike në pronësi të shtetit, këtu tani mundemi dhe do të ndihmojmë nga buxheti, me qëllim që të stabilizohet, të kemi një gjendje stabile deri nga fundi i vitit dhe tashmë nga viti i ardhshëm të flasim për zhvillim. Pasi nuk ka kuptim ta stabilizosh dhe nuk ka kuptim tani ta shohim nga ana tjetër e punës, tani që njerëzit të marrin paga, e të mos ketë produktivitet. Pra, ne duhet të gjejmë një ekuilibër ku njerëzit të sjellin rrogën në shtëpi dhe duhet të jetë kështu, pasi në fund të fundit të gjithë kanë familje dhe duhet të jetojnë, por nga ana tjetër duhet të ketë produktivitet për ta justifikuar atë. Jam i bindur se kjo është beteja më e vështirë me të cilën po ballafaqohem, sepse problemet vetëm janë futur nën qilim", thotë Nikolloski.

Ai bëri me dije edhe në borxhet e Postës së Maqedonisë - transport, i cili, sipas tij, është i palejueshëm dhe duhet të hetohet nga organet kompetente - MPB dhe Prokuroria.

"Do të them se Posta e Maqedonisë në këtë moment ka kredi të hapur në një bankë, nuk po e them sepse ka nënshkruar marrëveshje e tillë, e cila kredi, sipas meje, është me fajde dhe këtë paraardhësit e mi vetëm e kanë lënë. Unë jam ulur me menaxhmentin e Postës që ta rinegociojmë, pasi nuk mund të jetë kështu dhe është e papranueshme të jetë kështu, pasi kompania shkatërrohet në atë mënyrë. Gjithashtu, HM - transport ka huazime nga MEPSO, të cilat për mendimin tim janë të palejueshme ashtu siç janë bërë dhe kjo e ngarkon edhe kompaninë. Pse është bërë kjo kështu në të kaluarën, do të zbulojë Prokuroria. Unë kam bërë thirrje që në bazë të raporteve revizore që më ka dorëzuar ESHR-ja, të hyjë Policia dhe Prokuroria dhe ta hetojnë këtë, por synimi im është që në periudhën e ardhshme punonjësit atje të kenë një pagë stabile çdo muaj dhe përderisa kjo ndodh, paralelisht të punojmë në zhvillimin, që vitin e ardhshëm të mos i kemi këto kokëdhimbje dhe të mos flasim nëse do të marrin paga apo jo", tha ministri Nikolloski para fjalimit të tij në tribunën: “Zhvillimi si kusht për mbijetesën e industrisë ndërtimore të Maqedonisë”, në organizim të Fakultetit të ndërtimtarisë. bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR