• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikolloski: Shpresoj që në valën e re të optimizmit për zgjerimin, disa vende më të mëdha dhe më të fuqishme të BE-së do të bien dakord dhe do të ushtrojnë presion ndaj Bullgarisë që të mos na bllokojë

Nikolloski: Shpresoj që në valën e re të optimizmit për zgjerimin, disa vende më të mëdha dhe më të fuqishme të BE-së do të bien dakord dhe do të ushtrojnë presion ndaj Bullgarisë që të mos na bllokojë

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, sonte në emisionin "Samo intervju" në televizionin Kanal 5, theksoi se partia mbetet e përkushtuar në qëndrimin se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar, duke theksuar se Bullgaria nuk i zbaton vendimet e Strasburgut dhe se Maqedonia pret zbatimin e tyre dhe njohjen e pakicës maqedonase.

"Ne kemi thënë, dhe kjo është se nuk pranojmë amendamente kushtetuese nën diktatin bullgar dhe kemi deklaruar qartë se cilat janë pritjet tona, nëse ato lidhen me vazhdimësinë historike dhe politike të popullit maqedonas, nëse ato lidhen me veçantinë e gjuhës maqedonase, kemi deklaruar shumë qartë se Bullgaria nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Strasburgu, se kërkojmë që ajo t'i zbatojë ato, kemi deklaruar qartë se kërkojmë që ajo të njohë pakicën maqedonase që do të ishte pjesë e Këshillit të Pakicave Kombëtare që ka Bullgaria, qëndrimet tona janë të qarta", thotë Nikolloski.

Sipas Nikolloskit, ekziston një valë e re optimizmi për zgjerimin në Bashkimin Evropian dhe disa shtete anëtare më të mëdha janë të gatshme ta mbështesin procesin.

"Shpresoj që tani të ketë një valë të re optimizmi që po përhapet në lidhje me zgjerimin, se disa vende më të mëdha dhe më të fuqishme të BE-së do të bien dakord për zgjerimin, dhe nëse bien dakord për zgjerimin, do të ushtrojnë presion ndaj Bullgarisë që të mos na bllokojë", tha Nikolloski.

Nikolloski, thuhet në kumtesë, vuri në dukje se ai është i vetmi ministër nga kjo Qeveri që ka nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore me Bullgarinë, siç është marrëveshja për ndërtimin e një tuneli të përbashkët, duke theksuar se ai pritet të vihet në funksion me fillimin e sezonit të ndërtimit. sa/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR