Nikollovski: Rritje e ekonomisë së Maqedonisë dhe rajonit, transport i shpejtë dhe transit i mallrave, trafik i reduktuar dhe qytete të zhvilluara
- Maqedonia do të ketë të ardhura prej 120 milionë euro në vit vetëm nga qarkullimi i mallrave tranzit si përfitim nga ndërtimi i hekurudhës së shepjtë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Ramize Qamili
- 19:49, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Maqedonia do të ketë të ardhura prej 120 milionë euro në vit vetëm nga qarkullimi i mallrave tranzit si përfitim nga ndërtimi i hekurudhës së shepjtë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
"Angazhimi ynë është ta përfundojmë hekurudhën në afat prej pesë viteve nga fillimi i punimeve të ndërtimit. Teorikisht nëse fillojmë vitin tjetër, ky është plani, veçmë në vitin 2031 të ketë përfunduar plotësisht nga kufiri në kufi.
Duke pasur parasysh që do të jetë me dy binarë, i pari do të jetë gati rreth tre vjet më herët, që do të thotë se nëse fillojmë vitin tjetër, veçmë në vitin 2029 njerëzit do të jenë në gjendje të përdorin trenin me shpejtësi të lartë në Maqedoni", theksoi Nikolloski në intervistën në TV Njuzmaks Ballkan.
Siç informoi Ministria e Transportit, Nikolloski potencoi se ideja është që një hekurudhë të përdoret vetëm për qarkullimin e mallrave dhe e dyta vetëm për qarkullimin e udhëtarëve, me çka udhëtimi nga Shkupi në Selanik do të zgjaste një orë e gjysmë, ndërsa nga Shkupi në Beograd do të zgjaste rreth dy orë.
"Për vendin shumë më i rëndësishëm është qarkullimi i kargos, pas çka trenat në këtë hekurudhë do të vozisin me 120 kilometra në orë dhe ajo do të thotë se më pak se dy orë do të duhet trenat të kalojnë në të gjithë Maqedoninë, gjë që seriozisht do ta përshpejtoj transportin e mallrave. Presim vetëm në vitet e para të ardhura vjetore nga qarkullimi i kargos vetëm nga traziti, pa ekonominë e Maqedonisë prej 120 milionë euro", potencoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Në intervistë ai theksoi dhe përfitimet socio-ekonomike të cilat jo vetëm Maqedonia, por edhe ekonomia globale do të ketë nga ndërtimi i infrasktrukturës së mirë hekurudhore në këtë pjesë të Evropës.
"Kjo është ideja e madhe për portet jugore të Evropës, para së gjithas portet e Pireut dhe Selanikut, por këtu vijnë edhe portet e Igumenicës, Volosit dhe Kavalës. Kur një anije kalon nëpër kanalin e Suezit për të arritur në portet veriore të Evropës, prej te Roterdami, Antverpeni, Hamburgu i duhen midis 22 deri në 27 ditë për të kaluar nëpër Ngushticën e Gjibraltarit për të anashkaluar Evropën dhe për të arritur në portet veriore. Arsyeja pse përdoren këto porte është sepse Evropa Jugore nuk ka një infrastrukturë të zhvilluar mirë dhe pasi mallrat shkarkohen në një port është shumë e vështirë të shkojnë lart drejtë Evropës Qendrore. Me zhvillimin e infrastrukturës së mirë, para së gjithash hekurudhore, udhëtimi do të shkurtohet për 22 ditë, gjë që do ta ndryshojë plotësisht ekonominë dhe tregtinë të paktën në Evropën Qendrore", theksoi Nikolloski.
Ai theksoi dhe përfitimet të cilat do t'i kenë qytetarët të cilët jetojnë në qytetet dhe vendbnanimet përreth hekurudhës së shpejtë.
"Pres që komunikacioni në relacionin Kumanovë-Shkup të ulet për të paktën 50 për qind, Shkup-Veles, gjithashtu si dhe Shkup-Gjevgjeli, ndërsa në fazën e dytë presim të lëshojmë seksione të cilat do të lidhin qytete të tjera me hekurudhën e shpejtë. Këtu planifikohen qytetet e Kavadarit, Negotinës, Shtipit dhe Koçanit. Kështu që do të marrim një dimension krejtësisht të ri dhe një mënyrë të re të funksionimit", nënvizoi zëvendëskryministri Nikolloski. rq/
Foto: arkivi i MIA-s