Nikolloski: Pres një fitore bindëse në zgjedhjet lokale, njerëzit i shohin projektet tona në çdo qytet
- Pjesa më e madhe e parave nga Marrëveshja me Britaninë do të ndahen për hekurudhën dhe korridoret. Hekurudha e shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli, sapo të fillojë ndërtimi, duhet të jetë gati për pesë vjet, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
- Post By Sara Ademi
- 21:13, 24 korrik, 2025
Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Pjesa më e madhe e parave nga Marrëveshja me Britaninë do të ndahen për hekurudhën dhe korridoret. Hekurudha e shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli, sapo të fillojë ndërtimi, duhet të jetë gati për pesë vjet, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
"Efektet e para të hekurudhës do të shihen më shpejt, për shembull, pjesa Veles - Shkup e hekurudhës do të ndërtohet më shpejt, por e gjithë gjatësia e hekurudhës do të jetë gati për pesë vjet", thotë Nikolloski në një paraqitje të ftuar në emisionin e Janko Ilkovskit në "TV Sonce".
Lidhur me turizmin dhe rritjen e numrit të linjave ajrore, Nikolloski deklaroi se rezultatet e kësaj janë tashmë të dukshme dhe vetëm në maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vendin e vizituan 101 mijë turistë më shumë, ku Shkupi ishte më i vizituari.
I pyetur për pritjet e tij nga zgjedhjet lokale, ai tha se pret një fitore bindëse, "ultra mega", bazuar në sondazhe, por edhe nga disponimi i takimeve me qytetarët dhe perceptimin e tyre për punën e Qeverisë. sa/
foto: MIA