• e hënë, 07 tetor 2024

Nikolloski: Politikan të korruptuar nga Bullgaria dëshirojnë t'i prishin raportet, e shfrytëzojnë Maqedonisë si temë parazgjedhore, në vend që të përgjigjen për ekonomninë e keqe tek ata

Nikolloski: Politikan të korruptuar nga Bullgaria dëshirojnë t'i prishin raportet, e shfrytëzojnë Maqedonisë si temë parazgjedhore, në vend që të përgjigjen për ekonomninë e keqe tek ata

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot doli me reagim pas serisë së kritikave nga ana e politikanëve bullgarë, lidhur me deklaratën e tij për mosvendosjen e flamurit maqedonas në takimin joformal mes presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Rumen Radev javën e kaluar në Sofje.

"Do të doja të reagojë lidhur me histrinë e fundit, të cilën e krijojnë një pjesë e politikanëve të pasuksesshëm bullgar. Njëherit, pa nevojë Maqedoninë e vendosin në tematikë parazgjedhore të Bullgarisë dhe më së paku mendoj se Maqedonia mund të jetë përgjigje e zgjedhjeve të shtata të pasuksesshme, me të cilat përballet Bullgaria. Kriza në shoqërinë bullgare është krijuar pik[risht ngfa këta politikanë, të cilët, në vend që t'i japin përgjigje opinionit publik për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit që ekziston në Bullgari, për ekonominë e keqe për shkak të së cilës largohen shumë, ata duan të merren me Maqedoninë", theksoi Nikolloski.

Shtoi se marrja e tyre me vendin në të vërtetë tregon se as nuk duan fqinjësi të mirë, as nuk duan që Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, e akoma më pak të ecë përpara drejt BE-së.

"Ata duan ta bllokojnë Maqedoninë dhe ta shfrytëzojnë Maqedoninë si temë të tyre parazgjedhore. Kuptohet ne nuk do ta lejojmë këtë dhe unë nuk do të lejoj që kushdo qoftë të kërkojë pretekste në deklaratat e mia ose çkado qoftë tjetër çka po ndodh në Maqedoni. Në të vërtetë, vetë ajo që po nxirren deklarata nga konteksti dhe që keqkuptohen në Bullgari, tregon se gjuha maqedonase dhe bullgare janë të ndryshme. Për shkak se, ajo që ka një kontekst në gjuhën maqedonase, dukshëm ka kontekst tjetër në gjuhën bullgare", thotë Nikolloski.

Ajo theksoi se mbetet prapa asaj që ka thënë, e ajo është se "nuk është kulturore, e pahijshme dhe jo civilizuese t'ju vijë për vizitë president i një shteti e ju të mos e respektoni me vendosje të flamurit shtetëror, që e përfaqëson"     Убедена сум дека денешниот разговор во една дебатна пријатна атмосфера ќе вроди со плод. Не можам да кажам дека утре ќе се случи тоа, но важно е да почнете, изјави претседателката Гордна Сиља

Ai edhe me mesazh deri te, siç tha, ata politikanë që kërkojnë dorëheqje nga unë.

"Nga unë kërkojnë dorëheqje politikanët, që akuzohen për krim dhe korrupsion, politikanë të cilët i kemi parë se si flejnë në krevate pranë shufrave të arit dhe qindra mijëra eurove. Politikan të tillë do të kërkojnë dorëheqjen time? Më falni zotëri, mirëpo ju nuk jeni të denjë të kërkoni dorëheqje nga unë. Më vjen keq që marrëdhëniet e mia mes dy popujve të afërt, populli maqedonas dhe bullgar, i shkatërrojnë politikanët e korruptuar, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë për shtetin e tyre, përveç të fusin urrejtje dhe zemërim", thotë Nikolloski në reagim.

Shtoi se pikërisht nga shkaqet e lartpërmendura i tillë është edhe reagimi dhe tij dhe theksoi se do të vazhdojnë edhe ai edhe VMRO-DPMNE t'i mbrojnë interesat nacionale maqedonase.

Sot ndaj deklaratës së Nikollovskit ka resaguar edhe lideri i GERB dhe ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Për fjalorin që e ka përdorur ka vetëm një justifikim - dorëheqjen e atij ministri, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat, as partitë nuk duhet të takohen e të bisedojnë me të. Kështu lideri i GERB-it Bojko Borisov sot e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski i cili si i ftuar në TV Alfa, duke folur për mungesën e flamurit të Maqedonisë në foton e përbashkët të presidentes Gordana Siljanovska - Davkova dhe Rumen Radevit tha "se shihet qartë se nikoqiri nuk është i civilizuar, as nuk ka respekt, prandaj ndodhin këto situata. Më mizorë nga ata janë vetëm shërbëtorët tanë vendor".

Borisov në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve thekson se autoritetet e Maqedonisë kanë vepruar në mënyrë mizore me presidentin bullgar dhe ministrat të cilat u takuan me ta dhe shton: "Qeveria në vend është formuar së fundmi, kështu që ndoshta nuk janë të njohur me protokollin shtetëror".

Потребен е мир на Балканот за да напредува. За тоа се договоривме со претседателот на Хрватската демократска заедница во Босна и Херцеговина, Драган Човиќ, напиша на својот фејсбук-профил лид

"Mendoj se kanë vepruar në mënyrë perfide me presidentin, me ministrat që u takuan me ata, me qëllime të mira, këtë nuk mund ta mohoj. Me të vërtetë, ata kanë qenë së fundmi në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe çështjet rreth protokolleve nuk janë të qarta për protokollin shtetëror. Ajo është përshkruar qartë, për takim miqësor, për zyrtarë, për punë, por le të themi që nuk kanë përvojë këtu. Por, gjuha që ata përdorin ka vetëm një justifikim - kërkim falje. Dorëheqja e atij ministri. Dhe, nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat, as partitë nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me ata", tha Borisov.

Reagime më herët ndaj cilësimeve fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ardhur edhe nga Kabineti i Presidentit bullgar Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje.

"Manipulimi me faktet dhe reagimet histerike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk ngjallin optimizëm se fqinji ynë jugperëndimor dëshiron që në marrëdhëniet me Bullgarinë të largohet nga fusha e provokimeve dhe skandaleve të orkestruara. Dialogu i hapur dhe konstruktiv, madje edhe në një takim joformal, siç u mbajt mes presidentëve të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13 shtator, me sa duket shqetësoi shumë qarqe të caktuara në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Për “civilizimin” e qeverisë së re të RMV-së do të gjykohet nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e fushatave për të nxitur urrejtje kundër Bullgarisë ose ose t’ju kundërvihet, si dhe nga aftësia e saj për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe përkushtimin e vërtetë në implementimin e Kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Inkuadrimi në Evropën e bashkuar kërkon vullnet të duhur, përpjekje sistematike dhe rezultate konkrete", thuhet në komunikatën e Pres shërbimit të presidentit Rumen Radev.

Според МНР, ваквото однесување на Рама е непристојно за премиер на земја кандидат за членство во ЕУ. Бугарија не ја прифаќа изјавата на Рама дека осум години го блокирала почетокот на прегово

Nga MPJ e Bullgarisë, madje akuzojnë për reagime joevropiane nga Shkupi ku siç thonë ata, "Sofja nuk dëshiron të marrë pjesë".

"Lidhur me kualifikimet e njëpasnjëshme fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga funksionarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kategorikisht refuzojmë të përfshihemi në një ton të tillë joevropian. Partnerët tanë janë informuar për provokimet që për qëllim kanë prishjen e dialogut. Edhe një herë ju rikujtojmë peshën vendimtare të zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare. mb/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR