• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikolloski në takime në Paris me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik

Nikolloski në takime në Paris me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik

Paris, 24 qershor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në Paris filloi takimet zyrtare me përfaqësues të Qeverisë në Republikën e Francës, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të vizitës, siç njoftojnë nga Ministria e Transportit, ai tashmë ka zhvilluar një takim me njeriun e parë për Evropën në qeverinë franceze, ndërsa pasdite do të pasojnë biseda me drejtoreshën e Thesarit, drejtorin e Agjencisë për mbështetje të Francës, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 

"Do të kemi takim me 11-të kompani më të mëdha franceze të cilat do t'i ftojmë të investojnë në Maqedoni, me qëllim të hapen vende të reja pune dhe të paguara mirë. Konsiderojmë se Maqedonia mund të jetë një destinacion atraktiv për investitorët francezë", theksoi Nikolloski.

Ai njoftoi edhe bisedime për zhvillimin e infrastrukturës, përfshirë autostradat, hekurudhat dhe aeroportet, duke kujtuar se të dy aeroportet e Maqedonisë operohen nga një kompani franceze, me të cilën, siç theksoi, bashkëpunimi është i shkëlqyer.

Nikollovki nesër do të takohet me ministrin francez të Transportit, Filip Tabaro, si dhe me përfaqësues të UNESKO-s dhe deputetë në Asamblenë Kombëtare të Francës.

"Konsideroj se kjo vizitë shtetërore do t’i çojë në një nivel më të lartë marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Francës, gjë që është në dobi të të dyja vendeve, veçanërisht në kontekstin e integrimeve tona evropiane dhe ruajtjes së identitetit kombëtar maqedonas", shtoi ministri Nikolloski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR