• e premte, 15 nëntor 2024

Nikolloski merr pjesë në takimin e ministrave të Transportit të vendeve anëtare të BE-së

Nikolloski merr pjesë në takimin e ministrave të Transportit të vendeve anëtare të BE-së

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski mbrëmjen e djeshme në Budapest ka zhvilluar darkë pune me ministrat e Transportit të Belgjikës, Maltës, Greqisë, Gjermanisë dhe Qipros. Në takim ministrat diskutuan për zhvillimin e sektorit të transportit në rajon.

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, Nikolloski ka prezantuar prioritetet e vendit, me fokus të veçantë në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, si dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu u theksua rëndësia e ndërtimit të Korridorit 8.

Në kuadër të takimit të sotëm ministror, ​​ministri Nikolloski do të zhvillojë takime pune me ministrin e transportit të Italisë, pastaj me ministrin e Hungarisë dhe Austrisë, si dhe me përfaqësues të BE-së ku do t'i prezantojë prioritetet e Maqedonisë.

Takimi i ministrave në Budapest organizohet nga Hungaria në kuadër të presidencës së saj me Bashkimin Evropian. Përveç ministrave të Transportit nga Unioni, në takimin jozyrtar do të marrin pjesë ministrat e Transportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga vendet e EFTA-s, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave të transportit.

Në mbledhjen e ministrave edh sot do të diskutohen sfidat e sektorit të transportit të BE-së, përmirësimi i konkurrencës dhe lidhja mes BE-së dhe vendeve fqinje mes të cilave dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Një fokus i veçantë do të jetë në sektorin hekurudhor, masat dhe strategjitë e nevojshme për krijimin e një rrjeti të shpejtë hekurudhor. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR